Kronikë

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Vora dhe Kruja i kalojnë Tiranës, Kavaja do të jetën nën administrimin e Durrësit

11:16 - 31.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga dita e nesërme do të hyjnë në fuqi ndryshimet në strukturat policore. Me ndryshimet e reja Komisariati i Policisë së Kavajës do i kalojnë në varësi drejtorisë së Policisë së Durrësit.




Ndërkohë Komisariati i Policisë së Vorës dhe ai i Krujës do të kalojnë nën administrimin e Tiranës.

Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV se këto ndryshime bëhen më të lehtësuar kohën e ndërhyrjes në ngjarje të ndryshme, dhe për shkak të lehtësisë territoriale.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja, Komisariati i Vorës do të njihet si komisariati nr.7, Kruja si komisariati nr. 8.

Nuk dihet nëse do të ketë ndryshime në strukturat drejtuese të këtyre dy komisariateve.

Nga ana tjetër ndryshime do të ketë për mënyrën si do të funksionojnë këto njësi. Policia kriminale do të fokusohet vetëm në Krimet e Rënda ndërsa një sektor tjetër më i vogël do të hetojë krimet më të lehta.

Sa i përket riformatimit në Drejtoritë e Policisë, pritet që të ketë edhe lëvizje me emra të rinj në drejtim të strukturave të reja që do të krijohen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.