LAJMI I FUNDIT

“Organizata të mallkuara që promovojnë parada koti”- Leonard Solis: Deri në vitin ‘53 homoseksualizmi klasifikohej sëmundje! Abortet? Mjeku: Gjysma e klasës time kishte lindur gabimisht

22:54 - 31.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV është shprehur kundër paradave të homoseksualëve.




Sipas tij, me promovimin që i bëhet kësaj kategorie po dëmtohet familja. Ai u shpreh se deri në vitin 53 homoseksualizmi klasifikohej në sëmundjet psikiatrike.

“Është dëmtuar familja dhe këto organizatat e mallkuara që promovojnë pederastinë që bëjnë parada kot së koti dhe që kanë dëmtuar shumë gjera të tjera. Ky është një fenomen panbotëror, që të ushqehet në këtë mënyrë nga organizata të ndryshe dhe ambasada është një fenomen që mos prisni… Deri në vitin ‘53 homoseksualizmi klasifikohej në sëmundjet psikiatrike, tha Solis.

Ndërkohë në lidhje me abortet, Solis deklaroi se në kohën e tij nuk lejoheshin, ndërsa mori një shembull duke thënë se gjysma e klasës së tij kishin lindur gabimisht.

“Gjysma e klasës time kishin lindur gabimisht, nuk lejohej aborti. Shumë fëmijë lindnin gabimisht”, u shpreh ndër të tjera Solis.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.