Kronikë

I shkaktoi shtetit 1.2 mln euro dëm, lirohet Arlind Gjokutaj

12:19 - 31.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, i akuzuar se i shkaktoi dëm 1.2 mln euro shtetit.




Arlind Gjokutaj ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe togat e zeza e kanë ndryshuar në detyrim paraqitje.

Ndërsa për ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, u la në fuqi masa “arrest shtëpie”.

Të tre këta persona dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh.

Fatmir Hoxhaj mbante postin e drejtorit juridik në Ministrinë e Financave, ndërsa Alban Ruli ishte përmbarues. Ata dyshohet se janë përfshirë në një skemë abuzimi që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 mln eurosh.

Ata akuzohen se kanë firmosur dokumentet që kjo shumë t’i kalonte Ilir Thanës, në cilësinë e një ish pronari ndërkohë që ai nuk e kishte një status të tillë.

Ilir Thana kishte marrë fillimisht një shumë prej 400 mijë eurosh ndërkohë që pjesa tjetër pritej t’i transferohej në muajt në vazhdim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.