LAJMI I FUNDIT

S*ksi dhe komunikimi ndihmojnë në një marrëdhënie, por kush janë 7 mënyrat për të përmirësuar lidhjen tonë! As nuk i kishit imagjinuar

10:09 - 31.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komunikimi i mirë, një jetë seksuale e shëndetshme dhe koha cilësore që një çift kalon së bashku janë disa nga faktorët që mbajnë një marrëdhënie të bukur, por ka edhe mënyra që nuk i keni imagjinuar që mund ta bëjnë lidhjen tuaj të lulëzojë.




Çdo marrëdhënie është si një lule. Për sa kohë që ne kujdesemi për të dhe e ujitim, ajo do të lulëzojë. Por për sa kohë e neglizhojmë, ajo thahet.

Diçka e ngjashme ndodh në marrëdhënie. Sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet afatgjata, që duhet të shoqërohen me mjaft dashuri, kujdes dhe mbështetje reciproke.

Së bashku me metodat e provuara efektive që mund të përmirësojnë marrëdhënien tuaj, të tilla si të qenit një dëgjues i mirë, të kaloni kohë së bashku, të keni një jetë seksuale të shëndetshme dhe të ndani përgjegjësitë, ka mënyra të tjera të pazakonta që ndoshta nuk e keni imagjinuar se mund të … lulëzojnë marrëdhënien.

Kaloni kohë të ndarë

Mund të duket paradoksale, por të gjithëve na duhet pak kohë për veten tonë. Secili prej nesh ka një program të vetin, një rutinë, dhe kur rritemi si individë, edhe marrëdhënia përfiton. Nuk keni pse të shkoni në ekstreme, pasi mjafton edhe një shëtitje pa partnerin apo duke ushtruar hobi të ndryshme në shtëpi.

Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë

Çiftet që kanë rutina të paqëndrueshme para gjumit kanë më shumë konflikte, më pak biseda dhe më pak seks sesa ata që kanë një orar të përbashkët të gjumit.

Jini të hapur

Sado që mendojmë se e njohim partnerin, me siguri do të ketë gjëra që mbeten për t’u zbuluar. Pra, mos kini frikë të ulni të krijoni më shumë intimitet.

Ndani përvoja unike

Spontaniteti është çelësi i martesave të suksesshme, një kundërpeshë ndaj rutinës në marrëdhëniet afatgjata.

Po sikur të kenë kaluar 10 vjet bashkë? Gjithmonë mund të gjeni mënyra për të sjellë emocione në marrëdhënien tuaj, me takime të papritura dhe surpriza të vogla.

Detajet që bëjnë diferencën

Gjestet e vogla të dashurisë mbajnë të gjallë shkëndijën dhe i tregon partnerit se po mendoni për ta.

Sidomos nëse janë të papritura, favorizojnë mirëqenien e marrëdhënies. Gjeste të tilla mund të jenë mëngjesi në shtrat ose një dhuratë e vogël.

Më mirë argumentoni

Zënkat janë pjesë e programit dhe nëse bëhen në mënyrën e duhur janë edhe të shëndetshme. Mbani një ton të butë, të sjellshëm dhe pozitiv, madje edhe me humor, dhe mos harroni të bisedoni me empati.

Kujtoni momentet tuaja të mira së bashku

Takimi juaj i parë, puthja juaj e parë, udhëtimi juaj i parë… Kujtimet që mund të përmirësojnë marrëdhënien tuaj dhe t’ju kujtojnë pse u dashuruat në radhë të parë, ju kthejnë në të gjitha elementet pozitive të marrëdhënies që mund t’i keni harruar për momentin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.