Kryesore

Berisha publikon për herë të parë videon: Në Kamzë operatori ka votuar 130 herë për qytetarin, këta janë fantazma

21:29 - 01.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

ali Berisha ka publikuar në emisionin “Open” në News24 disa video ku pretendohet se nuk kanë votuar qytetarët por operatorët. Kjo sipas ish-kryeministrit ka ndodhur në Kamëz, ku sipas tiji një operator ka votuar 130 herë.




 

“Hynë votuesja, nuk voton, por për të voton përgjegjësi, kjo ka ndodhur në Kamzës. Kam informacion që ka pasur raste kur një operator ka votuar 130 herë. Kësaj here nuk janë mesazhe, por kamerat e qendrës së votimit. Kemi denoncuar dhe me emra. Operatori nuk ka asnjë punë që të shkojë aty”, tha ndër të tjera Berisha.

“Vendimi përfundimtar do jepet pasi të analizohen të gjitha të dhënat që disponojmë. Një numër i konsiderueshëm mandatesh i janë marrë Bashkë Fitojmë. 9600 votues në Durrës ka rezultuar se kanë votuar pa u verifikuar. Pa diskutim që kjo ndryshon rezultatin. Ne po nxjerrim tani për çdo rreth votuesit shëtitës. Këta janë fantazma të cilët në një verifikim të bërë, një drejtori i bashkisë së Tiranës kishte regjistruar 16 vetë në 4 apartamente të tij bosh…”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.