Kryesore

Historiku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën

08:11 - 01.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën. Por cili është historiku prapa kësaj dite? Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, që sot të ndihen të lumtur dhe të festojnë me prindërit dhe bashkëmoshatarët e tyre.




Kjo ditë nuk është vetëm ditë Festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vite më pas festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën. Në Shqipëri, por edhe në të gjithë vendet e botës,  sot fëmijët kanë ditën e tyre të festës. Nuk do të mungojnë edhe aktivitetet e larmishme që do të organizohen për ta bërë këtë ditë sa më të bukur për të vegjlit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.