BLUETOOTH

Mësoi se do të bëhej baba në moshën 83-vjeçare, Al Pacino kërkon një test të ADN-së për të vërtetuar se ai është i ati i foshnjës

20:30 - 01.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fakti që Al Pacino po bëhet baba në moshën 83-vjeçare duket befasuese, me sa duket, edhe ai nuk e besonte se foshnja e Noor Alfallah është e tij.




Al Pacino mbushi 83 vjeç në prill ndërsa  e dashura e tij, Noor Alfallah , nuk ka mbushur ende 30 vjeç. Kështu, kur Noor mbeti shtatzënë , Al Pacino thuhet se u befasua nga kjo, sipas TMZ.

Ylli i The Scent of a Woman “ishte aq i sigurt” sa nuk mund ta linte Noor ose dikë tjetër shtatzënë, saqë nuk besonte se fëmija ishte i tij.

TMZ raporton se ai kishte probleme mjekësore që zakonisht do ta kishin penguar një mashkull që të ishte  i aftë të bëhej baba .  Vetë ai raportoi se dyshonte se fëmija i Noor ishte i tij dhe kërkoi një test të ADN-së.

Mediat e huaja raportojnë se  ajo respektoi dëshirat e tij dhe testi tregoi se ai është me të vërtetë babai.

Noor thuhet se është një muaj larg lindjes.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja  thuhet se nuk ishte në dijeni që e dashura e tij ishte shtatzënë deri dy muaj më parë. Kur e zbuloi, Al Pacino ishte “i tronditur”.

/HollywoodLife


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.