AKTUALITET

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Neritan Ceka në Panorama TV: Ata që flasin sot, nuk thanë asnjë fjalë për privatizimin e Butrintit

18:40 - 01.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arkeologu Neritan Ceka është shprehur se vendimi për Akademinë e Studimeve Albanologjike ishte i dobishëm dhe nuk do të thotë se ky institucion do të “shkrihet”.




Komentet Ceka i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se ata që flasin sot kundër këtij vendimi të qeverisë, nuk thanë asnjë fjalë për privatizimin e Butrintit.

Ai shtoi se është e nevojshme që ky institucion të bashkohet me Akademinë e Shkencave, pasi kështu siç është, sipas tij, nuk ka as fonde dhe nuk mundet të mbijetojë.

“Nuk është shkrirje. Akademia ka qenë një, ka qenë Akademia e Shkencave që Eqerem Çabej e quante akademinë e Albanologjisë. Në 2008 u nisën për t’u bërë një institute i arsimit të lartë. Mbetën në nivelin e atyre që u quajtën akademi, por nga ana tjetër nuk u akredituan. Pse nuk e krijuan? Sepse nuk do të kishin studentë.

Në Shqipëri nuk ka kaq shumë nevoja për albanologë sa për të krijuar një universitet. Qeveria propozon ligje por ligjet i bëjnë institucionet e qeverisë. Këta duhet të uleshin, të diskutonin, të bënin një propozim dhe t’ja çonin qeverisë. Dokumenti u çua në ministrinë e Arsimit.

Mbetën në mes të rrugës, nuk kanë studentë, nuk kanë udhëheqje të doktoraturave. Kemi nevojë për një Akademi autoritare, është një model që nuk e kemi shpikur ne dhe nuk e kemi marrë nga Bashkimi Sovjetik.

Akademik nuk ka, janë punonjësit atje, janë mësuar me atë shtëpi siç e kanë, pa ujë, pa drita. Ajo nuk ka financime dhe nuk ka autoritetin për t’ju kundërvënë vendimit të qeverisë. Ata duhet të kishin reaguar kur Butrinti u privatizua dhe ata nuk thanë asnjë fjalë, sepse nuk kishin guximin dhe nuk kanë as kostumin për ta thënë.

Donin të mbijetonin në atë formë që jam edhe i atyre edhe i këtyre. Shikoj që në krahasim me gjendjen në Akademinë e Shkencave në vitin 2008, pra në gjendjen që janë, nuk mund të vazhdojnë. Unë e quaj shumë të drejtë vendimin e qeverisë”, u shpreh Ceka.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.