LAJMI I FUNDIT

Tensionet në veri/ Kurti telefonatë me zyrtarin e SHBA-ve: Të ndalohet dhuna e bandave të Beogradit deri në zgjedhjet e reja në komuna

22:43 - 01.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin amerikan, Jon Finer, Zëvendës Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të presidentit Joe Biden.




Në llogarinë e tij në Twitter, Kurti u shpreh se me Finer ka biseduar për zhvillimet e fundit ne veri të Kosovës, teksa tha se situata në veri kërkon ndalim të menjëhershme të të dhunës së mbështetur nga Beogradi.

“Zëvendësi kryesor i NSA Jon Finer. E falënderoj për thirrjen e tij dhe angazhimin për të ulur tensionet. Kjo kërkon një ndalim të menjëhershëm të dhunës, nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, shkroi Kurti në Twitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.