Kosova

“Autori ishte Beogradi”/ Kurti: Bandat serbe organizuan trazirat në Veriun e Kosovës

11:15 - 02.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin  Kurti  gjatë fjalës së tij në Kuvend, foli për trazirat në Veri, ku aluzoi serbinë për situatën dhe tha se dhuan  është bërë bandat e Beogradit.




Kurti tha se Kosova ka respektuar ligjin dhe ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, ku citoi “Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës”.

 “Braktisje e institucioneve erdhi dhe me braktisjen e komunave, e dinë që nuk janë të tyre por të Republikës. Ata nuk i duan ndërtesat dhe duan që dhe ne mos ti duam. Unë kam pasur hallin se kur të hyjnë kryetarët çfarë do ndodhë, por ata i kanë braktisur ndërtesat. Prezenca e policisë ka qenë e justifikuar për të mbajtur rendin. Ne duam të punojmë, Kosova këtë aset e merr në kontroll pasi ishte braktisur. Një pjesë e bandave u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën, kemi pamje e video që situata e tensionuar ishte e planifikuar, autori ishte Beogradi.

Ngritja e shqetësimeve për eskalimin e situatës, bëri që Serbia të organizonte grupet kriminale. Kosova ka bërë detyrën e saj, kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka pasur asnjë lloj befasi, pasi procesi ka qenë më hallka. Pasuria e objekteve të Kosovës i takojnë Kosovës, shteti është sovran. Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës. Shumë qytetarë serbë janë të detyruar ti shërbejnë për sulmet e këtyre grupeve, si pasojë e presioneve”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.