AKTUALITET

Flet avokati: Ja pse u lirua Saimir Tahiri…

13:11 - 02.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Maks Haxhia ka folur për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm të PS Saimir Tahiri ku në një deklaratë për mediat tha se ky i fundit dënimin e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë  do e kryejë përmes shërbimit të provës.




Haxhia tha se Gjykata ka vendosur të pranojë 5 kushtet e vendosur nga pala pasi bashkëshortja e Tahirit vuan nga një sëmundje dhe e ka të pamundur të kujdeset për fëmijët e saj.

“Është dënuar për shpërdorim detyre dhe me ndryshimet e reja të kodit penal mund të hiqet si masë. Për rrezikshmëri të theksuar për këtë penale, të ulet pasi nuk mund të pretendohet se ish-ministri të ketë këtë rrezikshmëri. Tahirit i kanë mbetur edhe 1 vit e 7 muaj, e katërta të ketë fëmijë në ngarkim dhe bashkëshorte që është në pamundësi shëndetësore, ajo vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat e ka të pamundur t’i shërbejë fëmijëve. Këto 5 kushtet gjykata i ka shqyrtuar dhe vendosi qëndrim në shtëpi. Kushtet janë të përcaktuara që do i ketë për shërbim prove. Janë kushte që vetë gjykata i ka cituar dhe shërbimi i provës do jetë në Tiranë, përmes kontaktit telefonik apo fizikisht. Nëse do ti duhet të lëvizë jashtë shtetit nëse do ketë probleme familjar të rëndësishëm. Ligji thotë që çdo person i interesuar ti drejtohet mjekësisë ligjore në funksion të një procesi, vetë Tahiri nuk ka probleme shëndetësore”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.