LAJMI I FUNDIT

FORMULA 1/ Vershtapen, gati për Barcelonën: Dua të argëtohem, jo rekorde

16:03 - 02.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maks Vershtapen mbërrin në Spanjë, për garën e shtatë sezonale të Formulës 1, event që do të mbahet të dielën në Barcelonë.




Piloti i Red Bullit vjen në Montmelo pas paraqitjes fantastike në Monako, tashmë me 39 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt, që është shoku i skuadrës Serxho Perez. Holandezi, në Çmimin e Barcelonës, ka shënuar edhe suksesin e tij të parë në karrierë në Formula 1, në vitin 2016.

TANI NË NJË PISTË TË VËRTETË – “Kemi pasur një fundjavë pozitive në Montekarlo. E dinim se mund të ishte një mundësi e mirë për makinën tonë, por u treguam shumë të zotë për ta menaxhuar mirë garën. Nuk ishte e lehtë pas atyre kualifikueseve kaotike dhe një gare me shi që mbërriti në fazat e fundit dhe nevojës për të zgjatur stintin e gomave për të kuptuar se çfarë donte të bënte Fernando Alonso”, shpjegon Maks Vershtapen.

VLEN ARGËTIMI – Red Bull i tij është një orë, e shpejtë dhe precize, dhe për Vershtapenin nuk mund të ketë limite: “Ne jemi të fortë dhe duhet të kemi disa zhvillime të tjera për t’u përmirësuar edhe më shumë dhe për të pasur një qëndrim të ndryshëm në pistë. Nuk e di se sa do të zgjasë epërsia jonë, por unë dua të përmirësohem çdo vit”, shprehet Vershtapen, i cili më pas shton:

“Objektivi im në karrierë ishte të fitoja kampionatin botëror dhe tashmë që e kam arritur, kërkoj që të shijoj të gjitha momentet, të argëtohem dhe të fitoj sa më shumë gara që të jetë e mundur. Qëllimi im nuk është të thyej të gjitha rekordet, por të ndihem mirë me njerëzit me të cilët po punoj, pikërisht siç po ndodh tani”, përfundoi Maks Vershtapen.

Fundjava spanjolle do të nisë sot me dy sesione të provave të lira, respektivisht në orën 13:30 dhe 17:00. Më pas nesër në orën 12:30 do zhvillohet sesioni i tretë i provave të lira, ndërsa kualifikueset do të startojnë në orën 16:00. Çmimi i Madh i Barcelonës do të startojë të dielën në orën 15:00.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.