BLUETOOTH

FOTO/ Aludohet se do të bëhen prindër, Getinjo konfirmon ribashkimin me Vivien

18:10 - 02.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para pak ditëve Getinjo dhe Vivien Thano u bënë kryefjalë e mediave. Kjo pasi çifti u filmua me njëri-tjetrin. ‘Indeksonline’ publikoi një video ku ata bisedonin në një kafene në Ferizaj.




Videoja erdhi pak javë pasi ata njoftuan se i dhanë fund lidhjes së tyre që e nisën në ‘Big Brother VIP Kosova’. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Vivien tha se lidhja mes tyre ka marrë fund dhe arsyeja, ose të paktën një nga arsyet përse, është pasi ajo dhe Getinjo i kanë nxituar pak gjërat mes tyre, gjë që ka sjellë më pas edhe prishjen e marrëdhënies.

Mirëpo, ka aludime se ribashkimi i tyre ka ardhur pasi janë në pritje të fëmijës së parë. Vivien publikoi në Instagram një video ku u shfaq me barkun paska më të rrumbullakosur mbi të cilin ajo mbante dorën sikur e përkëdhelte.

Sakaq, sot reperi duket se ka konfirmuar rikthimin. Ai ka publikuar në Instastory një foto krah Vivien, duke mos shkruar asgjë. Lidhur me raportimet se do bëhen prindër nuk ka ende asnjë reagim prej tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.