LAJMI I FUNDIT

Shehi drejt largimit, ja kush janë kandidatët për ta zëvendësuar te stoli i Tiranës

15:13 - 02.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Julian Ahmataj mund të jetë trajner i Tiranës. Me Orges Shehin që pritet vetëm të zyrtarizojë largimin, për më tepër që kontrata i ka mbaruar dhe me shumë mundësi do të drejtojë Shkëndijën e Tetovës, zgjidhja e presidentit Refik Halili pritet të jetë brenda familjes.




Ahmataj sapo është shpallur kampion si trajner i U-19 të Tiranës dhe e njeh mjaft mirë ambientin. Në lojë për të marrë drejtimin e skuadrës janë edhe Adrian Nuhiji që më parë ka drejtuar Gjilanin dhe Dritën.

Po kështu në lojë është edhe Ernest Gjoka, ish-trajneri i Vllaznisë, Kamzës dhe Kukësit. Megjithatë, ende asgjë nuk është zyrtare dhe gjërat do të marrin forma ndoshta në javën e ardhshme.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.