

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit.
Sipas burimeve për BW, bëhet me dije se 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrëshenit, ndërsa nga përplasja janë dëmtuar disa persona të cilët janë dërguar drejt spitalit.
Ndërkohë mësohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar në automjetet e aksidentuara, teksa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për t’i nxjerrë.
Shfaq Komentet (0)