Kryesore

“Dëshpëruese humbja në bastionet e PD”/ Ringritja pas zgjedhjeve, Tabaku: Jemi e vetmja forcë që mund ta transformojë vendin, përmes lidershipit të ri

11:37 - 03.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku në një intervistë për Panorama TV ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku tha se rezultatet me votë treguan se PD nuk është më aq e madhe dhe e fortë.




 

Tabaku theksoi se përçarja e opozitës bëri që dhe në bastionet e Partisë Demokratike të kishte rezultat humbës.

Sakaq e pyetur në lidhje me faktin se a kërkohet një lidership i ri në PD dhe a mund të kontribuojë ish-kryeministri Sali Berisha në nivelet drejtuese, Tabaku tha se opozita duhet të bashkohet dhe të jetë një model shprese për qytetarët por nuk duhet ecet me idenë e mbajtjes së karriges.

Pjesë nga biseda:

Pse mori rezultat kaq të dobët opozita në zgjedhjet lokale?

Ka shumë arsye në fakt, por besoj qe lidhet me shumë faktor dhe me ne. Zgjedhjet e 14 majit, treguan qe PD nuk është më e madhe dhe e fortë, tregoi që ne nuk kishim një alternativë, njerëzit na refuzuan dhe nuk votuan. Zgjedhjet kanë pasur problemet e përhershme qe ODIHR i ka bërë të qarta, dhe rënia e numrit të votuesve influencoi në këtë rezultat të vazhdueshëm. Sherri i vazhdueshëm mes nesh, rezultoi në këtë reflektim, PD ka të gjithë të jetë partia moderne, por oferta jonë e presionet, solli këtë rezultat. E kam parë shumë dëshpërueshme rezultatin në bastionin e PD.

Rezultati u ndikua nga kandidatët apo forcat mbështetëse?

Ne duhet të bashkoheshim kundër kundërshtarit dhe bashkimi, duhej kandidat unik. PD nuk ka pasur kandidat më të mirë se Igli Cara në Durrës, dhe prapa nuk fitoi pasi nuk kandidonte me logon e PD. Ka qenë e pafalshme që shumë vota të orientoheshin në një parti që nuk është demokratike, ndaj dhe ne insistuam në kandidatë unik.

A duhet një frymë e re drejtimi?

Sigurisht që duhet një frymë të re drejtimi, kemi 10 vite që duam të japim një mesazh ndryshe. PD nuk mund të jetë një parti elektorale, jo populiste, të ketë program modern dhe ti flasë të gjithë shtresave. Nuk ka forcë politike që mund ta transformojë Shqipërinë, më mirë se PD. Por duhet të rregullohemi dhe ne. Duhet të kemi një grup të rinj njerëzish, dhe jo numrit 1. Ky bashkimi që flasim ne nuk është mekanik, por proces. Ne duhet të kemi një grup njerëzish që nuk kanë interesin e karriges dhe personales, por vetëm Partinë Demokratike. Duhet të ndalojë sulmi i brendshëm dhe t’i flasim njerëzit për shqetësimet që kanë, njerëzit kanë totalisht problemet e tyre dhe kërkojnë rikthimin e shpresës në PD. Kushdo duhet të japë kontributin e tij në PD, të ndërtojë një parti më të hapur dhe ta shohë si mund ta ringrerë atë.

Do ishte e pranuar që zoti Berisha të ketë kontributin e tij, por jo në nivelet drejtuese?

Lider je kur drejton por dhe kur di të tërhiqesh. Kemi arritur një pjekur politike të gjithë dhe ti themi gjërat siç janë. Rezultati i 14 majit, duhet të na bëjë të gjithëve që të reflektojmë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.