Kronikë

E rëndë në Tiranë, 7-vjeçari humb jetën pas përplasjes së dy makinave

19:36 - 03.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, si pasojë e të cilit ka ndërruar jetën një i mitur.




Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se i mituri ka ndërruar jetë aksidentalisht, si pasojë e përplasjes së dy makinave.

Gjithashtu mësohet se i mituri ka qenë në rrugë në momentin e aksidentit, ndërkojë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Pasditen e sotme, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.