Kryesore

Eksod i madh, 9 lojtarë do të largohen nga Tirana! Halili i bën Shehit të njëjtën ofertë si Shkëndija

08:19 - 03.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Revolucioni ka nisur te Tirana. Skuadra bardheblu humbi finalen e Kupës së Shqipërisë dhe kampionatin, por në ditët në vazhdim mund të humbasë edhe një pjesë të mirë të titullarëve.




 

Megjithatë, “Panorama Sport” zbulon se mbrëmë presidenti Refik Halili i ka bërë një ofertë për rinovim të kontratës trajnerit Orges Shehi. Mësohet se kreu i klubit i ka ofruar të njëjtën pagë sa Shkëndija e Tetovës dhe duket se durrsaku është tunduar. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë negociatat mes palëve në vijim.

TË LARGUARIT – Në këtë moment që flasim janë katër lojtarë të sigurt që ikin nga Tirana, para apo pas Europës. E sigurt është 100 për qind ikja e Visar Bekajt. Po kështu edhe Kristijan Toshevski i ka dhënë lamtumirën bardhebluve. Ai do të firmosë me Shkëndijën e Tetovës. Zhozelin Behiratçe nga ana tjetër ikën pasi nuk ka rinovuar. Në fund Florent Hasani. Golashënuesi do të shitet në një klub tjetër, por largimi i tij do të bëhet pas fundit të Europës.jncv,mSHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMASPORT”

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.