Kryesore

A do ketë një përballje mes Bashës dhe Berishës për drejtimin e PD-së? Deputeti demokrat: Ish-kreu i partisë del kur thotë Rama, bëri 1 vit pushim dhe…

13:53 - 03.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat, Luan Baçi është shprehur se “ka zero shanse” që Lulzim Basha të kthehet në krye të PD-së.




Në një intervistë për Panorama TV, ai u shpreh se Basha nuk është larguar nga arena politike, por bëri një vit pushim.

“Basha del sa herë i thotë Rama dil, kur i thotë Rama tërhiqu, ai tërhiqet”, tha Baçi duke shtuar se “rikthimi i tij tregoi që ishte një lojë e pistë”.

I pyetur nëse mund të ketë një përballje mes Berishës e Bashës për drejtimin e partisë, ai u shpreh: “S’ka si të ketë, ai dëshiron të kandidojë tek ajo PD-ja që kanë mbetur pak veta. Të kalojë tek PD e vërtetë.”

Luan Baçi: Nuk është kthyer Basha në arenën politike, aty kanë qenë por bëri një vit pushim. Ata që nuk e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë lojën e Bashës ose Ramës. Basha del sa herë i thotë Rama dil, kur i thotë Rama tërhiqu, ai tërhiqet.

U tërhoq një periudhë kohe kur e pa që gjithë demokratët dhe shumë qytetarë nuk panë më tek ai një lider por një pazarexhi që punonte për hesapet e veta financiare dhe të familjes së vet. E pa që humbi mbështetjen, nuk mund të qëndronte më. Ajo loja ‘bëj një hap pas’ për hatër të demokratëve, do ishte e vlerësuar nëse do ishte e vazhdueshme. Rikthimi i tij tregoi që ishte një lojë e pistë që thjesht për të tërhequr vëmendjen e demokratëve.

A ka shanse të rikthehet në krye të PD-së?

Luan Baçi: Ka shanse 0 që të rikthehet, sepse demokratët e njohën. Do të doja të garonte, që ta shikonte sa e duan. Kryetari i PD-së është Berisha, pas zgjedhjeve kalon në votëbesim. Nëse nuk merr votëbesim, kalon në zgjedhje.

Të drejtën për të hyrë në garë e ka kushdo.

S’ka si të ketë përballje, ai dëshiron të kandidojë tek ajo PD-ja që kanë mbetur pak veta. Të kalojë tek PD e vërtetë. Statuti do të zbatohet, Berisha ka thënë që do ketë votëbesim.

PD është një e vetme, pavarësisht një artifice që e mban këtë parti të përçarë. Vula mbahet në shkallët e gjykatës, ata që mendojnë se janë PD po përdorim vulën dhe me këtë abuzojnë, siç e përdorën në zgjedhjet e 14 Majit.

Do të doja që kjo situatë të mos zgjaste., Nuk ka se çfarë gjykata të vendosë, këtë e vendos partia se kush është drejtuesi.

Protestat janë shumë të domosdoshme. Duhet të dalim në protesta sepse vetëm kështu mund të ndalet kjo qeveri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.