Kryesore

“Lirimi i Saimir Tahirit me urdhër të Ramës”- Luan Baçi: U dha mesazh zyrtarëve që kam fuqi t’ju fus në burg dhe…

13:22 - 03.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së, Luan Baçi shprehur bindjen se lirimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga burgu u bë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.




I ftuar në Panorama Tv, ai deklaroi se në këtë mënyra Rama dha shembull.

“Jep shembuj për zyrtarë të radhës, që kam fuqi t’ju fus në burg dhe t’ju nxjerr nga burgu”, tha Baçi.

Luan Baçi: Është bërë nga kryeministri Rama. E them me bindje të plotë dhe mënyra si u procedua, nga shumë akuza, për grup kriminal, përfundimisht procesi përfundoi n shpërdorim detyre.

Merren masa të menjëhershme që ta vuajë dënimin në shtëpi.

Nuk e besoni arsyetimin e gjykatës së Elbasanit?

Luan Baçi: Nuk e di a janë të vërteta. Në mënyrë të veçantë po bëhet për Tahirin si ish ministër i Brendshëm. Jep shembuj për zyrtarë të radhës, që kam fuqi t’ju fus në burg dhe t’ju nxjerr nga burgu.

Edhe ministra të tjerë mund t’ia hedhin paq?

Luan Baçi:  Një ministër që u fut në burg, del parapritur dhe pakujtuar me një dokumentacion të përgatitur. Dhe për ta kaluar si një ngjarje të zakonshme nuk është ngjarje e zakonshme. Duke e parë se çfarë bëhet me reformën në Drejtësi duhet të them që është një pseudoreformë.

Kemi edhe reagim të ambasadores së SHBA, u mbrojt nga ndërkombëtarët, sot shikojnë rezultatet dhe fryte të hidhura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.