LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Interi e mbyll sezonin me kokën lart, fitore në Torino para se të mendojë për Champions

20:36 - 03.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Interi luan sot ndeshjen e fundit të Serisë A, për t’u përqendruar më as plotësisht te ndeshja me Mançester Sitin në Ligën e Kampioneve. Por për çudinë e të gjithëve, trajneri Simone Inzagi nuk ka menduar për të lënë pushim futbollistët kryesore të ekipit, duke bërë rotacion të pjesshëm.




Bie në sy se nga titullarët e zakonshëm mungon vetëm Barela e Dimarko, ndërsa në sulm është dyshja Lukaku-Lautaro. Inzagi, për të zëvendësuar Barelën, nuk ka zgjedhur Asllanin siç mendohej, por ka aktivizuar Galjardinin.

TORINO-INTER 0-1
38′ Brozoviç

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Ndeshja mbyllet me fitoren 1-0 të Interit. 

90’+1’ Shurs vjedh topin pranë zonës së Interit dhe pason te Sanabria, por ky i fundit gabon kontaktin me sferën duke humbur shansin e artë për të barazuar ndeshjen.

80’ Lukaku nga e djathta pason në qendër për Xhekon i cili gjuan në ecje e sipër, por sfera prek shtyllën dhe përfundon jashtë.

71’ Sanabria vë në vështirësi Kordaz, i aktivizuar në vend të Handanoviç, por reflekset e portierit shpëtojnë zikaltrit nga goli.

67’ Dumfris nga e djathta harkon në zonë, ku Lukaku gjuan me kokë, por çon topin në duart e portierit.

60’ Situata zhvendoset në portën tjetër kur Karamoh i sapofutur në lojë, vë në provë reflekset e Handanoviç.

59’ Pas një goditje dënim të harkuar ën zonë, Galjardini provon me kokë, duke mos gjetur portën e vendasve.

57’ Gjuajtje nga jashtë zonës e Xheko, topi shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës së portës së Torinos.

55’ Barela dhe Xheko marrin vendin e Çalhanollu dhe Lautaro, me Inzagin që ka filluar qartësisht të mendojë për finalen.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Interit.

38’ GOOOL INTERI! Brozoviç merr topin në mesfushën kundërshtare dhe lëshon në gjuajtje të fortë nga distanca që mposht Milinkoviç-Saviç.

32’ Shfaqet Lukaku! Sulmuesi hyn në zonë nga e majta dhe gjuan më një diagonale të shpejtë, por me sferën që devijohet jashtë.

22’ Pas një goditje këndi, Dumfris gjuan fort në shtyllën e dytë, por gjen devijimin e Rodriguez.

18’ Vojvoda tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës, pa shqetësuar shumë Handanoviç.

1’ Nis dueli në Torino.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.