

Kupa FA i takon Mançester Sitit. “Qytetarët” mundin në finalen e madhe të “Wembly” rivalët e Mançester Junajtid me rezultatin 2-1 dhe tashmë janë vetëm një hap larg “Tripletës”.
Takimi nisi në mënyrën më fantastike për të bësuarit e Guardiolës, të cilët gjetën golin me anë të Gyndogan që në sekondën e 12.
Baraspesha u vendos nga Bruno Fernandesh në minutën e 33’, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 51’ ishte sërish Ilkaj Gyndogan i cili gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke kaluar për herë të dytë në avantazh “qytetarët”.
REZULTATI:
MAN. SITI 2-1 MAN. JUNAJTID
Gyndogan 1′, 51′ / B. Fernandesh (P) 33′
NGJARJET KRYESORE:
90+2′ Varan provon me një gjuajtje brenda zonës që devijohet dhe që përplaset në traversë, më pas MekTominej provon me kokë që devijohet nga Ortega.
71′ Gyndogan del i vetëm me De Gean dhe e shtyn topin drejt rrjetës, por gjyqtari e anulon për një pozicion të parregullt.
61′ De Bryjne provon me një gjuajtje me të majtën brenda zonës, por që ndalet nga De Gea.
51′ GOOOL SITI 2-1/ Gyndogan provon me një tjetër gjuajtje fluturimthi nga distanca dhe ndëshkon përsëri De Gean.
46′ Starton pjesa e dytë!
45+6′ Mbyllet pjesa e parë!
33′ GOOOL JUANJTID/ Bruno Fernandesh barazon nga pika e bardhë e penalltisë.
31′ Van-Bisaka pason topin me kokë dhe përplaset te dora e Grilisht. Pas rishikimit me VAR gjyqtari akordon penallti për Junajtid.
28′ De Bryjne provon me një goditje të rrezikshme nga jashtë zone, e cila shkon shumë afër portës.
21′ Haland provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon mbi kuadrat.
1′ GOOOL SITI 1-0/ Gyndogan provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca dhe shtang portierin De Gea duke kaluar “qytetarët” në avantazh.
1′ Starton finalja!