Kronikë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, 7 persona mbeten të plagosur. Mes tyre edhe tre vajza të mitura

09:58 - 04.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e Kombit. Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin në afërsi të Rrëshenit.




 

Sipas BW, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar 7 persona të cilët janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mes të plagosurve janë edhe tre vajza të mitura të cilat udhëtonin bashkë me familjen e tyre në një automjet tip “Audi”.

Ndërkohë që në automjetin tjetër që është përfshirë në aksident, tip BMW, udhëtonin dy vajza nga Kosova.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, 4 nga të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë tre të tjerë të cilët kanë marrë dëmtime të shumta, janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se të gjithë personat që kanë mbetur të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.