AKTUALITET

Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, Spartak Ngjela: Nuk ishte nivel i lartë i korrupsionit. SPAK të shkojë te ministrat dhe deputetët

07:30 - 04.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka kërkuar nga struktura e Posaçme Anti Korrupsion të shkojë në nivele të larta sa i takon arrestimeve për rastet e akuzuara për korrupsion në administratën qendrore.




 

Ndalur te arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë bashkë me një specialiste, Ngjela u shpreh se duhet shkuar te niveli i lartë i korrupsionit që janë ministrat dhe deputetët.

 “SPAK-u ishte në pozicion të ngrirë deri më tani siç e kisha parë unë. Ndoshta ka filluar të lëvizë. Nga eksperienca deri tani dimë se sekretarët e shtetit në Shqipëri kanë bërë shumë abuzime. Nuk flas për këtë në veçanti se do shohim provat. Por flas në 30 vite, sekretaret e shtetit në ministri kanë vënë firma për korrupsion.  Mirëpo do shohim si do përparojë SPAK-u për këtë çështje konkrete. Nuk ishte nivel i lartë i korrupsionit. Nivel i lartë janë ministra, deputetë e tutje. Megjithatë duhet te shohim se deri ku do vejë, pasi SPAK ka zhgënjyer shumë palë në këtë drejtim”, tha Ngjela në Report Tv.

Ai komentoi edhe lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Ai është liruar me vendim gjykate. Nëse ka korrupsion gjykatat ta nxjerrin dhe të thonë. Janë 4 pika të ligjit të cilat e lirojnë një të burgosur kur nuk ka mundësi të mbajë familjen. Por nuk e liron. Burgun e bën në shtëpi. Nëse flasin për korrupsion sikundër pretendon dhe ambasadorja e SHBA le të nxjerrin provat. Unë nuk mund të flas kundër një gjykate se jam avokat”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.