AKTUALITET

Emigracioni/ Qeveria greke: Jemi në komunikim me Turqinë, do të parandalohet çdo hyrje e paligjshme e të huajve

18:30 - 04.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Njoftimi është lëshuar nga qeveria e përkohshme, pas zbulimit të një grupi prej rreth 80 emigrantësh në Evros.




Siç thuhet nga Maximou, “autoritetet greke po ndërmarrin veprimet e nevojshme në mënyrë që, në respekt të të drejtës kombëtare, të BE-së, të parandalohet çdo hyrje e paligjshme e të huajve në vend”.

“Ditët e fundit, niveli i ulët i ujit të lumit Evros favorizon kalimin e paligjshëm të emigrantëve, duke përdorur ishujt që bien si në territorin grek, ashtu edhe në atë turk. Në një ishull të tillë, rreth tetëdhjetë emigrantë përfunduan në seksionin grek”, nënvizohet në njoftimin grek.

Dhe shtohet: “Qeveria greke i ka bërë apel qeverisë turke, e cila u betua dje, që të koordinojë autoritetet kufitare dhe të parandalojë kalimet e paligjshme”.

Sipas informacioneve, qeveria e përkohshme do të marrë përsipër çështjen e transportimit të emigrantëve në një vend të sigurt, pasi siç thuhet në njoftim, ata janë në anën greke. Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve do të marrë përsipër detajet operacionale.

Në të njëjtën kohë, njoftimi i bën jehonë klimës së mirë mes Athinës dhe Ankarasë dhe disponimit për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e emigracionit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.