Kryesore

Pak shanse të qëndrojë me Vllazninë, sulmuesi i kuqebluve bie në radarët e Tiranës

08:54 - 04.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi brazilian, Kaina Nunesh, ka pak shanse të qëndrojë në Shkodër edhe në sezonin 2023-2024. Autori i 4 golave në kampionat, më tepër është preferuar si zëvendësues, sesa si titullar në sezonin e fundit.




 

Kjo e ka zhgënjyer jo pak futbollistin, i cili paçka se nuk ka bërë polemika, ua ka shprehur drejtuesve se nuk mund të qëndrojë në Shkodër pa pasur garanci aktivizim. Mirëpo, për 26- vjeçarin nuk kanë munguar ofertat këtë periudhë.

Tirana është një opsion serioz për të ardhmen e shtatlartit brazilian, teksa mësohet se menaxheri i sulmuesit ka folur me drejtuesit bardheblu së fundmi.

Më parë ai ka luajtur me Besën në Kategorinë e Parë, ndërsa në Superiore vetëm me Vllazninë dhe Kastriotin.

Kaina kërkon tashmë një skuadër ku të jetë protagonist në sulm dhe jo zgjedhje dytësore, siç ka qenë shpesh te kuqeblutë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.