Kryesore

“SPAK-u i qeverisë merret me cironka”, Vasili për arrestimin e dy zyrtarëve të MSH: Drejtësia mbështet pandëshkueshmërinë, bën “veshin e shurdhër” ndaj raportit të KLSH

15:00 - 04.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë për korrupsion.




petrit-vasili-1

Përmes një reagimi në Facebook, Vasili thas e SPAK merret me cironka dhe mbështet pandëshkueshmërinë.

Ai tha gjithashtu se drejtësia është e kapur nga qeveria dhe sipas tij, bën “veshin e shurdhër” ndaj raportit të KLSH-së.

Reagimi i Vasilit:

Skandal, 770 milion euro dem ekonomik dhe SPAK-u i qeverise merret me cironka!

Korrupsion dhe abuzime pafund tek institucionet publike ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit si nje institucion Kushtetues e qe zgjidhet nga Parlamenti.

Po pse SPAK- u i Rames ben haptas veshin e shurdher ndaj KLSH nderkohe, qe bashkepunimi mes tyre do te kishte qene kyçi per te luftuar korrupsionin e qeverise.

SPAK eshte vene shume hapur ne krah te qeverise dhe mashtrimeve te saja propagandistike per te mbuluar korrupsionin.

SPAK  ben sikur tund dynjane per nje tender rreth 8 mije dollare te Shendetesia dhe arreston dy zyrtare.

Por po ky SPAK nuk ndihet e nuk hap gojen per 770 milion euro dem ekonomik te konstatuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit, qe eshte institucioni kushtetues, qe ben kontrollin financiar ne vend.

Keto abuzime flagrante me ligjin  kanë shkaktuar dëm ekonomik kolosal në vlerën e 770 milionë eurove.

SPAK si institucioni i drejtesise gjoja te re behet kaq qesharak dhe i demshem per interesat e shtetit kur sheh kontrastin 8 mije euro dhe 770 milion euro.

Po si mund te kalohet ne heshtje dhe pa pergjegjes nje dem i tille ekonomik kolosal.

Ne kete menyre SPAK mbeshtet hapur pandeshkueshmerine e qeverise dhe inkurajon korrupsionin, qe po rrënon vendin dhe po e shpopullon tragjikisht ate.

Kur nepunes te te gjitha nivele gra sidomos por edhe burra kapen ne korrupsion te te gjitha llojeve mendo ç’behet me kokat e institucioneve, ministra e Kryeminister.

Vetem SPAK ben sikur nuk e di fjalen e popullit qe peshku qelbet nga koka, sepse per SPAK-un e Rames peshku qelbet vetem nga bishti.

Në raportin e Auditit për vitin 2022, evidentohen parregullsitë, që janë bërë me pasuritë shtetërore,  shpenzimet, pagat e shpërblimet. KLSH ka adresuar gjithsej 5,420 rekomandime.

Eshte fakt qe ‘Drejtesia e re’ apo Ramaforma ishte vetem kapja e drejtesise, qe korrupsioni i qeverise te gjalloje i pashqetesuar.

Ndeshkimi i arkave me sardele, tenderave 8 mije euro, dhe kanalit te kullimit ne Lushnje dhe mosndeshkimi i Inceneratoreve,Portit te Durresit qe po shqeteson gjithe Europen, dhe qibdra tendera e koncesione te kalbur me korrupsion kjo eshte fytyra e Drejtesise me Regji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.