Kryesore

U gjet i vrarë me armë zjarri në banesë në Itali, identifikohet 20-vjeçari shqiptar. Detaje tronditëse: Autor i dyshuar është vëllai i tij (EMRI)

09:14 - 04.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është identifikuar 20-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën ditën e djeshme në Itali, pasi u godit me armë zjarri në shtëpinë e tij në zonën e Piaçenza-s.




 

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu që ka humbur jetë është identifikuar si Enriko Aliaj, ku si i dyshuar kryesor mbi ngjarjen është vëllai i viktimës.

Ende nuk dihen motivet e plota mbi ngjarjen e rëndë dhe rrethanat sesi ka ndodhur, por autor i dyshuar është marrë vëllai i viktimës 18-vjeçar i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël.

Ndërkohë prokurori ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës e cila u gjet në shtëpi me të cilën është qëlluar i riu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.