

Të tjera detaje kanë dalë rreth zjarrit të rënë pak ditë më parë në Drejtorinë e Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan.
Burime për gazetarin e Panorama TV,bëjnë me dije se zjarri nuk ka qenë rastësor, por i kontrolluar.
Po të njëjtat burime konfirmojnë se makina e shërbimit zjarrëfikës edhe pse u njoftua, nuk u lejua të ndërhyjë për fikjen e zjarrit.
Gjithashtu burime të besueshme brenda SHISH bëjnë me dije se janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm materialesh sekrete, informacione si dhe hard disqe të cilat mbanin informacion nga veprimtaria e përditshme e SHISH.
Shfaq Komentet (0)