AKTUALITET

Deklarata e fortë e avokatit: Ish-ministri Saimir Tahiri rrezikon të kthehet sërish në qeli vetëm nëse…

11:59 - 05.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Redi Ramaj i ftuar në studion e “Panorama TV” ka komentuar lirimin nga burgu të ish-ministrit Saimir Tahiri. Sipas tij këtë gjë e lejon edhe ligji, por theksoi se publikun pak rëndësi ka sa dënohet Tahiri, rëndësi ka që të vendoset drejtësia.




Ai u shpreh se në këtë rast përgjegjësia morale mund të jetë e shumë personave, madje edhe e partisë.

Ramaj u shpreh gjithashtu se në SPAK ka shumë dosje korrupsionit, të cilët nuk hetohet për shkak të ndërhyrjes së politikës.

“Në pjesën e politikës përgjegjësi morale mund të kenë shumë njerëz, mund të jetë gjithë partia në rast se kemi kanabizim të vendit sic jane akuzat.

Në këtë  moment publiku kërkon drejtësi. Nuk është çështja nëse do dënohet me 2 vite me pak apo me shume Tahiri.

Sot kemi shumë dosje korrupsioni në SPAK, çështje që nuk janë hetuar. Janë marrë me korrupsion të ulët që nuk justifikojnë problematikat e mëdhaja të korrupsionit.

Në Shqipëri politika është e fortë dhe ka ndikuar shumë në sistemin gjyqësor, duke e bërë atë të dobët dhe të paaftë për ti dhënë zgjidhje çështjeve të mëdhaja”, tha Ramaj.

Avokati thekson se është në të drejtën e Tahirit që të kërkojë në Gjykatën e Lartë pafajësinë. Ndërsa i pyetur nëse ekziston mundësia për tu rikthyer në qeli, avokati tha vetëm nëse merret në konsideratë rekursi i prokurorisë.

“Si cdo qytetar tjetër Tahiri duhet të luftojë për pafajësinë e tij. Nëse Gjykata e Lartë mbështet rekursin, kështu mund të gjejë të drejtën. Nëse refuzohet, ka pak hapësira. Rreziku është vetëm nëse merret në konsideratë rekursi i prokurorisë aty mund të ketë pasoja për të vuajtur dënim tjetër të mbetur”, tha Ramaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.