LAJMI I FUNDIT

E zbulojnë spanjollët! UEFA kërcënon Juventusin me përjashtim 5 vite nga Europa

19:45 - 06.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja ku është konfirmuar se Juventusi ka kërkuar tërheqjen nga projekti i Superligës, i gjendur përballë një kërcënimi real të UEFA-s. “AS” ka bërë të ditur se tashmë bardhezinjtë rrezikojnë një përjashtim pesëvjeçar nga kompeticionet ndërkombëtare.




Mauricio Skanavino, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, i ka dërguar një shkresë Realit dhe Barçës, dy klubeve të tjera që kanë mbetur të përfshirë në projektin e Superligës, duke kërkuar një takim për të diskutuar temën e shkëputjes nga projekti në fjalë. Ai u ka shpjeguar në këtë shkresë të dy klubeve spanjolle se tërheqja është pasojë e kërcënimit me përjashtimin 5-vjeçar nga kompeticionet ndërkombëtare që i ka ardhur nga UEFA.

Kjo e fundit ka nën hetim bardhezinjtë për shkak të çështjeve që kanë lindur së fundmi në Itali, ato të plusvalencave dhe manovrës së rrogave. Meqë Juventusi u shpall fajtor, tanimë edhe UEFA mund t’i dënojë dhe ka zgjedhur këtë kërcënim për t’i detyruar të heqin dorë nga Superliga.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.