AKTUALITET

Gazetari tregon në Panorama TV si e mori vesh lajmin se do arrestohej Dako: Nëse provohen akuzat, mund të dënohet deri në 15 vite burg

21:36 - 06.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Bledian Koka ka treguar në Panorama TV, se e ka dëgjuar lajmin për arrestimin e mundshëm të Vangjush Dakos tre ditë më parë.




Në emisionin “Log.” ai u shpreh se një i njohuri i tij që po qëndronte në një lokal peshku në Durrës e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se do të arrestojnë Dakon. Koka tha se me këtë dekonspirim vihet në diskutim serioziteti i organit të akuzës.

“Para tre ditësh më marrin në telefon nga një restorant peshku në Durrës dhe më thanë: “Vëllaçko jam këtu dhe thonë do arrestohet Vangjush Dako”. Kur e marrin vesh unë dhe ti, po Vangjush Dako kur e ka marrë vesh këtë punë?! Ne vëmë në diskutim seriozitetin e organit të akuzës”, deklaroi ai.

Ai tha se Dako sot akuzohet edhe për vrasje të mbetur në tentativë, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, dhe në rast se akuzat provohen mund të prodhojnë një dënim deri në 15 vite burg.

“Dako akuzohet sot edhe për vrasje në tentativë. Është një dosje shumë e rëndë që vështirë që Dako t’ia hedhë me pak vite. Shpërdorimi i detyrës ka edhe efektin zinxhir. Nëse ky shpërdorim detyre i ka rrezikuar jetën banorëve, mund të prodhojnë edhe një dënim me 15 vite burg.

Unë mendoj që raste domethënëse të njerëzve që kanë shpërdoruar detyrën në shumë mënyra kanë përfunduar në akuza minore. Saimir Tahirin e akuzuan për shpërdorim detyre ndërkohë që ai është një bashkë arkitektët e kanabizimit në Shqipëri. Sot Vangjush Dako shtohet te CV që Rama e prezanton te ndërkombëtarët. Ai e ka marrë përsipër autorësinë e bërjes së Reformës në Drejtësi dhe bërjen e saj”, u shpreh Koka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.