LAJMI I FUNDIT

Merret vendimi/ Paulo Maldini largohet nga Milani

17:53 - 06.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk ka më dyshime. Paulo Maldini nuk është më drejtor teknik i Milanit. Klubi me seli në Milano ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit, me një postim në kanalet zyrtare.




Shkak për divorcin janë bërë mosmarrëveshjet e fundit. Presidenca dhe Maldini kishin pikëpamje të ndryshme për merkaton dhe duket se kjo ka sjellë ndarjen e rrugëve.

“E falënderojmë për kontributin e tij ndër vite, me rikthimin e Milanit në Ligën e Kampionëve dhe me fitoren e Scudetto-s në vitin 2021. Përgjegjësitë e tij do t’i caktohen një grupi pune të integruar që do të punojë në kontakt të ngushtë me trajnerin e ekipit të parë” – shkruan klubi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.