AKTUALITET

Plagosi bashkëshorten për arsye xhelozie, vetëdorëzohet në polici autori

22:57 - 06.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aleko Myrtollari i cili plagosi bashkëshorten për arsye xhelozie mbrëmjen e të dielës në Korçë, është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në polici.




Lajmi bëhet me dije nga burime për Panorama TV, Myrtollari qëlloi me gërshërë nënën e tre fëmijëve, Manjola Myrtollari në banesën e tyre.

 Mësohet se çifti kishin pasur debate për shkaqe xhelozie. Fillimisht e plagosura u dërgua në spitalin e Korçës për ndihmën e parë mjekësore.

Por ditën e sotme gjendja e saj është përkeqësuar edhe ajo është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një ndihmë mjekësore të specializuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.