BLUETOOTH

“S’dua të jetë pjesë e showbizz”/ Semi Jaupaj tregon karakteristikat e mashkullit të saj ideal, flet për lidhjen e Borës e Donaldit: Do i shkonte një bebe, por…

14:12 - 06.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur Semi Jaupaj ka folur së fundmi për jetën e saj personale.




E ftuar në “TAR”, ajo u shpreh se momentalisht nuk ka asnjë partner në krah dhe se po i pëlqen jeta ‘single’, ndërsa fokusin e ka tek muzika.

“Po më pëlqen jeta single sepse po fokusohem te muzika. Me arritjen e një moshe të caktuar nuk kërkoj më diçka specifike, mjafton të më jap energji të mirë, të më ofrojë lirinë që e kam të rëndësishme.”

Sa i përket tipareve që pëlqen tek një mashkull ish-banorja e Big Brother Vip tha:

“E vetmja gjë është të jetë brun dhe i gjatë. Do të doja një njeri larg showbiz-it”.

Artistja njihet dhe për shoqërinë e ngushtë që ka me çiftin më të përfolur, Bora Zemanin dhe Donald Veshajn E së fundmi në rrjet qarkulloi një video ku Donaldi mbante në krah një bebe dhe Bora afër tij që dukej shumë e lumtur.

E pyetur se çfarë mendon për lajmet që kanë qarkulluar se çifti mund të bëhen së shpejti prindër, Semi u shpreh:

“I shkon një bebe atyre por këto janë gjëra personale.(qesh) Do i shkonte një bebe por tani edhe mami im mendon se mua do më shkonte një bebe por sa gati jam unë të bëj një bebe.(qesh) Kam gjëra të tjera në mendje, dua të bëj muzikë, të jem e fokusuar te muzika”.

Panorama online

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.