Kryesore

Urdhër-arresti i SPAK për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me një pallat që pësoi dëmtime nga tërmeti

18:25 - 06.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.




Sipas burimeve në News 24, bëhet me dije se Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i vitit 2019.

Banorët kanë bërë kallëzim për zotin Dako dhe ish zyrtarë të tjerë për vrasje masive të mbetur në tentativë.

Gjithashtu mësohet se hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.

Ndërkohë bëhet me dije se hetuesit dhe efektivët e policisë ndodhen në banesën e Dakos për kontroll.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.