Kryesore

Vera po afron dhe ju dëshironi të dobësoheni në mënyrë të shëndetshme? Ja disa këshilla për të shkuar në plazh me më pak peshë

12:53 - 06.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse mendoni se kilogramët e tepërt do t’ju pengojnë të shijoni pushimet, mund të ndiqni disa këshilla për mënyrën se si duhet të ushqeheni.




Duke qenë se vera po afron, shumëkush ka nevojë të humbasë kilogramët e tepërt, disa më pak e të tjerë më shumë, me synimin për të përmirësuar pamjen e jashtme dhe për t’u ndjerë më mirë me veten.

Le të shohim këshillat më të rëndësishme për humbjen e peshës:

Hapi më themelor është zvogëlimi i marrjes së karbohidrateve.

Në këtë mënyrë ju do të keni sukses në reduktimin e urisë, duke humbur kështu peshën tuaj. Në vend që të djegë karbohidratet për energji, trupi do të fillojë të djegë yndyrë. Nëpërmjet marrjes së reduktuar të karbohidrateve, nivelet e insulinës do të ulen, duke i detyruar veshkat të largojnë natriumin dhe ujin e tepërt nga trupi ynë.

Kjo redukton fryrjen dhe peshën e tepërt. Nuk është e pazakontë që brenda javës të keni 3-4 kg më pak dhe kjo do të jetë pasojë e humbjes së yndyrës së tepërt dhe ujit.

Të konsumojmë kryesisht proteina, yndyrna dhe perime

Çdo vakt kryesor duhet të përfshijë proteina, yndyra dhe perime me përmbajtje të ulët të karbohidrateve. Planifikimi i vakteve tuaja në këtë mënyrë do të çojë automatikisht në një marrje të karbohidrateve në intervalin e rekomanduar prej 20-50 gram në ditë.

Burimet e proteinave janë nga mishi i viçit, pulës, derrit, qengjit etj. Gjithashtu peshku dhe prodhimet e detit, si salmoni, trofta, sardelet, karkalecat, etj. Mos harroni vezët, të bardhat dhe një numër të kufizuar të verdhash.

Dietat me proteina të larta mund të zvogëlojë urinë tuaj. Ato gjithashtu mund të zvogëlojnë dëshirën tuaj për të ngrënë vonë natën ose gjatë gjumit.

Cilat janë perimet me pak karbohidrate?

Këtu përfshihen brokoli, lulelakra, spinaqi, domatja, lakra e Brukselit, lakra dhe kastraveci.

Mos kini frikë të mbushni pjatën me këto perime, mund të hanin sasi mjaft të mëdha.

Një dietë e bazuar kryesisht në mish dhe perime përmban të gjitha fibrat, vitaminat dhe mineralet që ju nevojiten për të qenë të shëndetshëm kur ndiqen për një periudhë kohore.

Nuk kini frikë nga yndyra

Synoni të hani 2-3 vakte në ditë. Nëse përpiqeni të bëni një dietë me pak karbohidrate dhe pak yndyrë në të njëjtën kohë do të dështoni. Do t’ju bëjë të ndiheni të pafuqishëm, ndërsa opsionet do të jenë aq të pakta sa do t’ju shtyjë të braktisni dietën.

Burimet e yndyrës përfshijnë vajin e ullirit, vajin e kokosit, avokadon, gjalpin dhe arrat.

Hani një mëngjes të pasur me proteina

Ngrënia e një mëngjesi të pasur me proteina është zvogëlon oreksin dhe marrjen e kalorive gjatë gjithë ditës.

Prandaj sigurohuni që mëngjesi juaj të jetë i pasur me proteina. Kjo mund të ndihmojë në menaxhimin e peshës dhe ruajtjen e masës muskulore.

Shmangni pijet freskuese me sheqer

Thuajuni “jo” pijeve joalkoolike të pasura me sheqer dhe lëngjeve të frutave të paketuara.

Pijet e gazuara dhe pijet e tjera të pasura me sheqer janë të shijshme. Por shanset për të tejkaluar limitet tuaja në sasinë që konsumoni janë të shumta. Mos e rrezikoni nëse nuk jeni të përmbajtur.

Pini ujë para se të hani

Pirja e ujit gjysmë ore para vakteve kryesore mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Mos e ngatërroni etjen me urinë. Kjo këshillë mund t’ju duket e thjeshtë, por është thelbësore. Herën tjetër që do të uleni në tavolinë për të ngrënë, sigurohuni që të keni pirë një gotë ujë gjysmë ore më parë.

Fkusohuni te ushqimet e pasura me fibra

Ushqimet e pasura me fibra nxisin ngopjen, një parametër kyç për menaxhimin më të mirë të peshës.

T’i themi “po” kafesë

Nëse jeni adhurues i kafesë, përfitoni nga ajo duke konsumuar 1-2 filxhanë në ditë. Kafeina mund të rrisë metabolizmin tuaj me 3%-11%. Të njëjtën gjë mund ta bëni edhe me çajin.

Prandaj, mbështetuni tek pijet si aleatë në përpjekjen tuaj për të kontrolluar peshën tuaj, gjithmonë duke pasur parasysh se janë pjesë e preferencave tuaja.

Hani ngadalë
Hani ushqimin tuaj ngadalë. Ushqimi ngadalë ju ndihmon të ndiheni të ngopur më shpejt. Është mirë kur hani të përqendroheni në vaktin tuaj dhe kënaqësinë e tij dhe të mos merreni me aktivitete të tjera në të njëjtën kohë.

Në këtë mënyrë do të mund të hani ngadalë dhe të përtypni mjaftueshëm çdo kafshatë, por gjithashtu t’i jepni trupit tuaj kohë për të ndjerë ngopje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.