Kryesore

Bardhi për kërcënimet e mbështetësve të Bashës ndaj deputetëve të PD: Hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike

11:14 - 07.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti Gazment Bardhi është një nga anëtarët e Kryesisë së PD, që braktisi mbledhjen pasi nuk ra dakord me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e ri të kësaj force politike.




Një një reagim, kreu i këtij grupi parlamentar u shpreh se shantazhi dhe presioni ndaj deputetëve ishte sjellje prej grupi paramilitar, ndërsa theksoi se kjo hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.