LAJMI I FUNDIT

E kërkon edhe Milani, por Morata synon një kthim më të bujshëm në Serinë A

21:33 - 08.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alvaro Morata është kthyer në një futbollist i cili tërheq vëmendjen e klubeve italiane. Sulmuesi spanjoll ka bërë gjithmonë mirë në Serinë A me fanellën e Juventusit në dy etapa të ndryshme dhe duket se tanimë po kërkon që të bëjë të njëjtën gjë për herë të tretë. Lojtari kërkohet nga Milani që është i gatshëm t’i japë atij hapësira në edicionin e ardhshëm.




 

Por “La Gazzetta Dello Sport” raporton se Morata vetë do të preferonte që të kthehej për një eksperiencë të tretë te Juventusi. Këtë herë, do të ishte përfundimtare, kontrata e fundit e rëndësishme e karrierës.

Sulmuesi ka edhe një vit kontratë me Atletiko Madrid, por klubi kërkon të shpëtojë nga rroga e tij dhe më në fund duket se është i gatshëm ta lërë të largohet i lirë. Nëse Juventusi zgjidh problemet me sulmin, duke mos rinovuar me Milik apo duke shitur Vlahoviç, dyert për të në Torino do të ishin të hapura. Morata ndërkohë kërkon një kontratë trevjeçare për t’u kthyer në Torino, edhe me rrogë më të ulët nga sa përfiton aktualisht, pasi nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se aty ishte vendi ku është ndjerë më mirë në të gjithë karrierën e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.