BLUETOOTH

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani rregullojnë raportin e tyre

14:35 - 08.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani kanë rregulluar raportet e tyre dhe ndoshta mund të jenë sërish ‘bestie’.




Përmes një videoje në Instagram, Einxhel ka treguar se modelja i ka dërguar një dhuratë duke shkruar se “Ja si ta merr kalanë nga brenda. Falemderit, amore”.

Dy vajzat patën një marrëdhënie shumë të ngushtë në “Big Brother VIP 1”. Por, raporti i tyre u ftoh pas daljes. Të dyja kanë deklaruar se nuk kanë asgjë me njëra-tjetrën, por raporti nuk funksionoi si brenda shtëpisë së njohur.

Einxhel ka deklaruar se nuk ka pasur një debat ballë për ballë por të dyja kanë evituar të flasin drejpërdrejtë për situatën.

Kurse Beniada ka thënë se miqësia që ato krijuan brenda shtëpisë ishte shumë e bukur por ndodh që ndonjëherë të krijohen keqkuptime dhe raporti të kriset.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.