LAJMI I FUNDIT

Finalja e Champions League, gjithçka që duhet të dini për 10 qershorin

20:48 - 08.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Manchester City është në kërkim të tripletës historike dhe kjo do të ndodhë në rast se arrin ta mposhtë Interin në finalen e të shtunës mbrëma (10 qershor) në Ligën e Kampionëve.




Skuadra angleze, e cila kërkon trofeun e parë të garës elitare evropiane, ka qenë në formë shumë të mirë duke eliminuar klube, si Bayern Munich e Real Madrid, rrugës për në finale.

Mirëpo, edhe pse konsiderohet favorite, strategjia e skuadrave italiane dhe historia e Nerazzurrvëe në këtë garë, i bën ata kundërshtarë të rrezikshëm. Për më shumë, duhet kujtuar se ishin pjesë e ‘grupit të vdekjes’ (me bavarezët dhe Barcelonën) dhe vazhduan përpara.

Zikaltrit janë në pozitë më të mirë në aspektin e presionit dhe mund të shfrytëzojnë çfarëdo nervozizmi që mund të shfaqin Citizens, të cilët në vitin e kaluar u eliminuan në gjysmëfinale nga fituesi Real Madrid, ndërsa dy sezone më parë, pësuan nga Chelsea në finale.

Derisa City e ka fituar titullin e Ligës Premier dhe Kupën FA, Interi e ka fituar Kupën e Italisë dhe ka përfudnuar në top-katërshe në Serie A, prapa kampionit Napoli.

Forma e skuadrave

Pesë ndeshjet e fundit të Manchester Cityt

Man City 2-1 Man Utd (finalja e FA Cup)

Brentford 1-0 Man City

Brighton 1-1 Man City

Man City 1-0 Chelsea

Man City 4-0 Real Madrid 0 (gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve)

Pesë ndeshjet e fundit të Interit

Torino 0-1 Inter

Inter 3-2 Atalanta

Fiorentina 1-2 Inter (finalja e Coppa Italia)

Napoli 3-1 Inter

Inter 1-0 Milan 0 (gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve)

Të rejat e skuadrave

Ekipi anglez nuk ka ndonjë shqetësim me lëndime për këtë përballje. Ederson pritet të kthehet në portë, pas angazhimit të Stefan Ortegas në finalen e Kupës FA.

Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës së Pep Guardiolas mund të jetë e njëjta me atë që e mposhti Manchester Unitedin në Wembley.

Te skuadra italiane, mbrojtësi i majtë, Dalbert, është mungesë afatgjate për shkak të lëndimit të ligamentit kryqëzues të përparmë.

Në dyshim është edhe mesfushori, Henrikh Mkhitaryan, i cili i ka dhënë shpresa Simone Inzaghit pas rikthimit në stërvitje, derisa në dyshim është edhe Joaquin Correa.

Manchester City

Është e gjatë lista e lojtarëve që mund të jenë yje potenciale te kampioni i Ligës Premier.

Futbollistët, si Jack Grealish, Bernardo Silva e Kevin de Bruyne, janë të gjithë të aftë që ta fitojnë ndeshjen në moment delikat.

Megjithatë, është vështirë të tejkalohet Erling Haaland, pas një sezoni të jashtëzakonshëm kur edhe theu rekorde të shumta, në veçanti atë të Alan Shearer për golashënuesin në kampionatin anglez.

Interi

Ish-sulmuesi i Cityt, Edin Dzeko, do të përpiqet t’i tregojë klubit të dikurshëm, duke qenë se po kalon formë të mirë edhe në moshën 37 vjeçare.

Ai pritet të ketë partner në sulm kampionin e botës me Argjentinën, Lautaro Martinez, i cili vazhdimisht është në konkurrim për një vend në përfaqësuese me lojtarin e Citizens, Julian Alvarez.

Meqenëse Dzeko nuk pritet ta zhvillojë gjithë ndeshjen, në kandidat tjetër për yllin e skuadrës do të jetë edhe ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Chelseat, Romelu Lukaku.

“Më shumë se fakti për tripletën, është fakti i fitimit të Ligës së Kampionëve. Tashmë e kemi fituar Kupën FA, e kemi fituar Ligën Premier. Të gjithë e dinë këtë”.

“Kemi zhvilluar sezone të mrekullueshme, pesë Liga Premier, dy Kupa FA, Kupa Carabao – por duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve që të vlerësohemi si skuadra që e meriton të vlerësohet”.

“Duhet ta pranojmë, pa Ligën e Kampionëve – ka qenë e mrekullueshme, ka qenë gëzim – por po na mungon (diçka). Duhet t’ia dalim”.

“Kemi shumë merita për atë që kemi bërë këto vite, kemi bërë shumë gjëra. Por, u kam thënë lojtarëve: ‘Duhet t’i bëni presion vetes, të vlerësoheni për diçka të mirë duhet ta fitoni Evropën’”.

“E di se do të luajmë ndaj skuadrës më të fortë në botë aktualisht. Përballemi me më të mirët. Po flasim për një ndeshje futbolli dhe me gjithë respektin, nuk kam frikë nga asgjë”.

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë dhe ka shënuar një epokë. Kemi respekt, por jemi krenarë që luajmë në këtë finale që e kemi dashur me të gjithë fuqinë tonë”.

“Do të jetë fundi i 57 ndeshjeve, të cilat – edhe pse humbjet janë përfolur më shumë – na kanë mundësuar të arrijmë ku do të jemi të shtunën”.

I pyetur nëse do të jetë ndeshja më e madhe në karrierën e tij, ka thënë: “Po, është, për mua dhe për lojtarët e mi. (Andre) Onana dhe (Edin) Dzeko kanë luajtur në gjysmëfinale, por asnjëri nuk ka arritur në finale”.

“Po na shpaguhet për gjithë përpjekjet që i kemi bërë gjatë vitit”.

Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit zhvillohet të shtunën (10 qershor) me fillim në ora 21:00.

Kjo do të jetë finalja e sezonit të 68-të të garës më të madhe evropiane për klube, ndërsa është sezoni i 38-të prej se është riemëruar nga Kupa Evropiane në Ligën e Kampionëve.

Ku zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

Qyteti turk, Stamboll, është nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/2023.

Ndeshja më e madhe e sezonit do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik Ataturk me një kapacitet prej 75.000 ulësesh.

Në këtë stadium është zhvilluar një prej finaleve më ikonike (2005), kur Liverpooli bëri një rikthim sensacion prej tre golash për ta mposhtur Milanin në penallti.

Stadiumi Olimpik Ataturk u hap në vitin 2002 dhe u ndërtua për ta mbështetur Turqinë në kandidaturën për Lojërat Olimpike të viti 2008, por humbi përballë Stadiumit Kombëtar të Pekinit në Kinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.