AKTUALITET

“Ka një lapsus të prokurorisë”/ Avokati i Vangjush Dakos flet pas vendimit të GJKKO: Nuk ekziston vepra penale

16:58 - 08.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Petrit Ismaili ka dhënë një deklaratë për mediat pas vendimit të GJKKO për të lënë në burg Vangjush Dakon.




Ai ka deklaruar se klienti i tij i ka kundërshtuar akuzat dhe se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për lënien e Dakos në burg sipas tij.

“Vepra penale ka 10-12 vjet. Prokurori nuk paraqiti asnjë provë për këtë veprim të ngutshëm të ndërmarrë, gjithashtu nuk dha asnjë provë për të justifikuar masën e sigurisë. Kërkesa jonë ishte ndryshimi i masës së burgimit pasi nuk ka duket e nevojshme. Dako ka qenë kryetar bashkie dhe ka ushtruar detyrën përmes strukturave, për të cilat nuk mban përgjegjësi kryetari i bashkisë.

Ka një lapsus të prokurorisë. Është e provuar që vepra penale nuk ekziston”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.