Kryesore

“Nëse Berisha kthehet në krye të partisë, tërhiqem nga politika”- Gazment Bardhi: Akuzohem se jam i shitur te njëri apo tjetri. Jam vetëm me PD

22:31 - 08.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se në rast se Sali Berisha do të zgjidhet kryetar i PD, ai do të tërhiqet nga politika.




 

Në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, ai u shpreh se akuzohet se është i shitur te të dy palët por shtoi se nuk është me askënd, por vetëm me Partinë Demokratike.

“As Gaz Bardhi dhe as deputetë nuk kanë asnjë mundësi për të çuar asgjë askund mund të jetë edhe ngarkesa. Kanë marrë sqarime që kjo është e pavërtetë. Ajo platformë që ka propozuar  grupi parlamentar është propozuar nga Enkelejd Alibeaj në prill të vitit 2022.

Del zoti Berisha dhe më thotë je i shitur të Edi Rama. Unë i qëndroj koherent qëndrimeve të mia brenda Partisë Demokratike. Unë i qëndroj koherent qëndrimit tim. Në këtë moment akuzohem se jam i shitur te Sali Berisha. Unë nuk jam me askënd. Jam me Partinë Demokratike.

Do të jem përjetë me PD. Kur ka pasur një ngërç ligjor dhe partia rrezikonte të drejtohej ligjërisht nga PD kam bërë deklaratën se nëse Berisha është kryetar i PD, dhe kandidat për kryeministër, Gazment Bardhi tërhiqet nga politika. Është një alternativë që nuk e çon Shqipërinë përpara”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.