BLUETOOTH

Ngjyra e syve përcakton personalitetin tuaj!

17:06 - 08.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të cilësuar si pasqyra e shpirtit, sytë janë tipari i cili flet shumë edhe për personalitetin tuaj. Të paktën kjo është ajo që shumë psikologë e pohojnë vazhdimisht. Sot do të analizojmë ngjyrën tuaj të syve. Në tekstin e mëposhtëm do të lexoni karakteristikat e çdo ngjyre të syve.




Blu

Sytë blu në fakt kanë ngjyrën e syve të dytë më të zakonshme, por ata e konsiderojnë veten krijesa mistike të botës njerëzore duke qenë se Zoti iu ka dhënë  fuqinë speciale  të bukurisë.

Por vetëm sepse sytë tuaj duken si një pellg i qetë blu ku shpirti i secilit mund të gjejë qetësi, nuk do të thotë se jeni të preferuar nga të gjithë.

 

Jeshilë

A jeni një mace apo sirenë, kjo nuk ka rëndësi. Gjithçka mendohet për sytë jeshilë është se janë të veçantë. Sytë jeshilë janë ngjyra më e rrallë e syve në botë pasi e zotëron vetëm 2% e popullsisë. Këta persona janë enigmatikë. Janë tipi i personave me të cilët nëse gjendeni në shtrat me ta, nuk do të doni të dilni më jashtë për disa ditë. Sytë e tyre janë një kopësht botanik. Hidhni një shikim “shëtitës” në sytë e tyre dhe  do të shihni që do të humbni në to dhe do të dilni që aty të ndryshuar përgjithmonë

Kafë

Sytë kafe janë ngjyra më e zakonshme e syve. 55% e personave në botë kanë sy ngjyrë kafe, por kjo nuk do të thotë që ju nuk jeni të veçantë. Thjesht nuk jeni shumë special. Por kjo ka benefitet e veta sepse  keni më pak mundësi të bini viktimë e lojërave të fatit apo pijes. Gjithashtu dini të visheni vërtet mirë .

Sytë e shkruar

Do të jeni me fat nëse keni sy të shkruar. Ju mund të përshtateni si një kameleon duke qenë se zotëroni dy ngjyra njëherësh të kombinuara aq bukur. Jeni të fortë dhe të heshtur ashtu si introvert dhe extrovert.

Sytë ngjyrë kafe e errët ose e zezë

Sytë kafe e errët apo pus të zinj, mund të fshehin sekretete. Këta njerëz janë më të besueshëm se kushdo që mund të keni takuar ndonjëherë. Këshillat e tyre vijnë nga përvoja dhe nuk kanë kohë për dramë. Këta persona kanë aftësinë për të qëndruar në terrenin e tyre me armët e tyrë në çdo kohë të vështirë.

Sytë e ndriçuar (që shkëlqejnë)

Personat  me sy të ndriçuar (blu, jeshilë, kafe apo gri) janë shumë të ndjeshëm ndaj diellit. Kjo veti magjike iu jep atyre një ndjeshmëri ndaj personave të tjerë dhe për dhimbjen e  tyre emocionale. Këta persona kanë një sy të mprehtë për të kuptuar trishtimin tek të tjerët si dhe janë dëgjues shumë të mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.