LAJMI I FUNDIT

Tensionet në PD, Fatos Lubonja: Duket si një sherr në lagje, jo në një parti të madhe opozitare. Është në interes të atyre që sundojnë

22:44 - 08.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Fatos Lubonja e ka krahasuar me një sherr lagjeje situatën e krijuar në Partinë Demokratike.




Në një lidhje në Open, ai u shpreh se kjo është në interes të atyre që sundojnë dhe ndarja në tre pjesë e bën edhe më të dobët Partinë Demokratike.

“Nuk mendoj se do jetë pozitiv për PD e madhe dhe këta të vegjlit. Pashë një studim që kishte bërë një projeksion për 2025, se si mund të dalë rezultati i Parlamentareve nisur edhe nga ndarja e opozitës.

Askush nuk mendon që mund të investojë më në këto parti. Kjo situatë më duket si një sherr lagjeje jo sikur kemi të bëjmë me një parti të madhe opozitare. Dhe kjo është në interes të atyre që sundojnë. Ndarja në tre pjesë e bën ende më të dobët PD-në”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.