

Ka vdekur piktori dhe skulptori kolumbian Fernando Botero, njoftoi më herët të premten presidenti kolumbian Gustavo Petro.
“Fernando Botero, piktori i traditave dhe papërsosmërive tona, piktori i virtyteve tona, ka vdekur”, tha presidenti kolumbian në një postim në Platformën X, pa dhënë megjithatë detaje për vendndodhjen e vdekjes së tij.
“Piktori i dhunës dhe paqes sonë. Nga pëllumbi që u refuzua një mijë herë dhe një mijë herë u vendos në fronin e tij”, shtoi Petros, duke iu referuar një prej kafshëve emblematike të përdorur nga artisti në veprat e tij.
Ha muerto Fernando Botero, el pintor de nuestras tradiciones y defectos, el pintor de nuestras virtudes. El pintor de nuestra violencia y de la paz.
De la paloma mil veces desechada y mil veces puesta en su trono
— Gustavo Petro (@petrogustavo) September 15, 2023
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Agjencia Franceze. Fernando Botero, i lindur në 1932 në Medellin, konsiderohet si një nga artistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Kontaktin e parë me pikturën e pati përmes librave dhe kopjeve. Një pjesë e temës dhe frymëzimit të tij vinin ende nga librat e babait të tij mbi temën e Revolucionit Francez, të cilat u ilustruan me disa portrete të kohës.
Ekspozita e tij e parë vetjake u organizua me shumë sukses në vitin 1952, në galerinë e Leo Matiz, në qytetin e Bogotas ku ai ishte vendosur më parë. Në të njëjtin vit, ai mori pjesë në Sallonin e 9-të të Artistëve Kolumbianë dhe mori çmimin e dytë, i cili i siguroi famën në rrethin e artistëve dhe intelektualëve të Bogotas.
Pasi arriti një audiencë ndërkombëtare me artin e tij, në vitin 1973, Motero u transferua në Paris, ku u mor me skulpturën. Nga vitet 1990, ekspozitat në natyrë të figurave të mëdha prej bronzi po mbaheshin në mbarë botën me sukses të madh.
Në vitin 2004, Botero ekspozoi një seri vizatimesh dhe pikturash të fokusuara në dhunën në Kolumbi, të cilat u frymëzuan nga aktivitetet e karteleve të drogës. Në vitin 2005, ai prezantoi serialin Abu Ghraib, bazuar në raportet e abuzimit të të burgosurve nga forcat ushtarake amerikane gjatë luftës në Irak. Seriali i tij mori më shumë se 14 muaj për t’u përfunduar dhe mori shumë vëmendje kur u ekspozua për herë të parë në Evropë.
“Botero i përket atyre artistëve që edhe në moshë të shtyrë ndryshojnë axhendën e tyre. Në të kaluarën ai pikturoi familje të pasura të veshura me më të mirat e tyre, gra të zhveshura që thanë flokët, portokall dhe banane të mëdha dhe presidentin apo gjeneralin e pashmangshëm të Amerikës Latine me uniformën e tij. Tani ai pikturon dhunën e luftës, rrëmbimet dhe vrasjet, procesionet funerale dhe xhelatët e bandit,” raportoi New York Times për të. Majin e kaluar, gruaja e tij dhe artistja e shquar pamore Sofia Vari dha frymën e fundit, pas një beteje të gjatë me kancerin.