AKTUALITET

Medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Mundjes, Abakarov nderon Shqipërinë në Beograd

20:15 - 18.09.23 E.D
GSH APP Get it on Google Play

Mundësi çeçen që garon për Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov ka fituar medalje bronzi, në kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Beograd.




Vlën të theksojmë se Abakarov humbi mundësinë për medalje të artë, teksa u mposht dje nga serbi Stevan Miçiç në gjysmëfinale. Gjithsesi, ai nuk ka dalë duarbosh nga kompeticioni, pasi sot bëri paraqitje të mirë dhe i dha vendit tonë një medalje bronzi. Për të arritur te ky sukses, 30-vjeçari që përfaqëson Shqipërinë mundi rusin Zaur Uguev.

Kjo nuk është hera e parë që Abakarov mban lart flamurin e Shqipërisë, pasi diçka të tillë e ka bërë edhe më parë. Për të qënë realist, Zelimkhan mbetet një nga më të mirët në botën e mundjes, me rezultatet që flasin vetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.