Kryesore

Bardhi zbardh propozimet për Komisionin e Reformës Zgjedhore: Bylykbashi do jetë bashkëkryetar. S’ka ardhur dita që Rama të diktojë përfaqësuesit e opozitës

14:33 - 19.09.23 eda
GSH APP Get it on Google Play

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka zbardhur pas përfundimit të mbledhjes së mbajtur midis deputetëve të opozitës, propozimet për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.




Nga Kukësi, Bardhi tregoi se gjatë mbledhjes ëshët diskutuar për agjendën parlamentare të kësaj jave ku fokus ishte Reforma Zgjedhore. Sipas tij, është e papranueshme që në dy vite komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

“Jemi ndalur në agjendën parlamentare të javëës që vjen kunë fokus ka qenë reforma zgjehdore. Sot, grupi parlamentar ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projektvendimin për ngrijten e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përbërjen e këtij komisioni. Bashkëkryetar është çaktuar z. Oerd Bylykbashi ndërsa anëtarë propozohen deputetët:

Dhurata Ççupi, Dash Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj;

Aleatët: Shpetim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.

Brenda kësaj jave del raporti për zgjedhjet vendore dhe pjesë e punës së këtij komisioni do të duhet të bëhen rekomandimet dhe së dyti në gjykimin tonë komisioni do të duhet të asistohet nga ekspertët e ODIHR. Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i Reformës zgjedhore nuhk ka prodhuar asnjë rezultat.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.