

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar për lidhje me krimin, ka vrarë një të moshuar dhe i mori 300 mijë metër tokë në Velipojë.
Ai u shpreh se Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik, ndërtoi parajsën e tij të tërën mbi drogën.
“Pëllumb Gjoka dhe shumë investitorë strategjikë të Ramës janë si Pëllumb Gjoka marrin një thes me euro droge, shkojnë dhe marrin 200 mijë-300 mijë metër. Pëllumb Gjoka ka marrë 300 mijë metër katrorë tokë në Velipojë, vrau të moshuarën 90 vjeç dhe i mori tokën me Ramën. Dhe përjashtohet nga taksat dhe detyrimet, ndërton parajsën e tij të tërën mbi drogë, kurse këtu të gjitha këto mrekulli të natyrës mbeten me investime të rralla”, tha Berisha.
Shfaq Komentet (0)