AKTUALITET

Djegia e pallatit 10 katësh në Tiranë, policia dërgon në prokurori provat e para. Ja çfarë po hetohet

12:05 - 19.09.23 eda
GSH APP Get it on Google Play

Policia ka dërguar në prokurori materialet e para për djegien e pallatit 10-katësh që u përfshi nga zjarri 6 ditë më parë, në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë.




tarracaa

Sipas raportimeve nga gazetari Igli Çelmeta për BalkanWeb, mësohet se ende po hetohet çështja nëse janë zbatuar standardet e ndërtimit, veçanërisht për ndërtimin e fasadës dhe materialit të përdorur.

22

Po ashtu dy ditë më parë ndërtuesi i pallatit ka dërguar skelat për të ndërhyrë në pallat, por nuk është lejuar nga banorët dhe policia. Ndërkohë, bashkia sot në orën 18:00 ka kërkuar takim me banorët e pallatit për të zgjidhur problemin e strehimit.

33

Kujtojmë se nga raportimet dyshohet se flakët nisën në katin e fundit të pallatit dhe i favorizuar nga era dhe materiali polesterol me të cilën ishte e përbërë fasada e pallatit, zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin.

WhatsApp Image 2023-09-14 at 16.35.43 (1)

Siç duket edhe nga pamjet, kati i fundit i pallatit është djegur plotësisht, si dhe kati i pestë, ndërsa disa apartamente kanë pësuar dëme të shumta materiale.

 

zjarri ne tiraneWhatsApp Image 2023-09-14 at 16.35.47

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.